Putini dhe Erdogani pajtohen të fuqizojnë koordinimin për çështjet e Afganistanit

Evropë

Putini dhe Erdogani pajtohen të fuqizojnë koordinimin për çështjet e Afganistanit

Më: 21 gusht 2021 Në ora: 18:08
Foto nga takimi

Presidenti i Rusisë Vladimir Putin dhe homologu i tij turk Recep Tayyip Erdogan kanë bërë një bisedë në telefon me fokus tek situata e tanishme në Afganistan me talibanët.

Së bashku ata theksuan rëndësinë për sigurimin e stabilitetit dhe paqes civile atje, shkruan Tass.

Të dy presidentët u dakorduan për prioritizim të zgjidhjeve për luftën kundër terrorizmit nga talibanët dhe trafikimi të drogës.

“Ata patën një diskutim të thelluar mbi situatën rreth Afganistanit dhe vunë në dukje rëndësinë e sigurimit të stabilitetit dhe paqes civile në atë vend, respektimin e rreptë të sundimit të ligjit dhe rendit”, shkruajnë mediat ruse.

Presidenti rus dhe ai turk u dakorduan që të forcojnë koordinimin mes dy palëve për çështjet afgane.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat