Greqia është tronditur sërish nga një ngjarje e rëndë.
Një 47-vjeçar, i përfshirë në trafikimin e lëndëve narkotike, dyshohet se është vrarë me çekiç e thikë për larje hesapesh në Volos.
Sipas pretendimeve të para, viktima dhe një miku i tij kanë shkuar në shtëpinë e dy personave.
Aty ka ndodhur dhe sherri mes tyre.
Kalimtarët kanë parë të gjithë skenë dhe kanë lajmëruar autoritetet.
Këta të fundit, kanë arrestuar personat e përfshirë në ngjarje dhe pritet t’i marrin në pyetje, për të zbardhur të gjithë të vërtetën.