Vazhdojnë të rriten shifrat e infektimeve me Covid-19 në Greqi.
Sipas ministrisë së Shëndetësisë në 24 orët e fundit janë regjistruar 2628 raste të reja nga 1948 që ishin një ditë më parë.
Po ashtu gjatë 24 orëve të fundit 34 qytetarë kanë humbur betejën me Covid-19.
Duke e çuar numrin total të viktimave në 13,422.