Turqia ka pritur 10,88 milionë vizitorë të huaj në shtatë muajt e parë të vitit 2021, njoftoi sot Ministria turke e Kulturës dhe Turizmit.
Sipas të dhënave zyrtare, shifra është më lartë për 85,44 përqind krahasuar me vitin e kaluar, por 78 përqind më e ulët krahasuar me të njëjtën periudhë të 2019, para se pandemia COVID-19 të shkaktojë goditje të rëndë udhëtimeve ndërkombëtare, shkruan Anadolu.
Destinacioni kryesor ishte Stambolli, ku qëndruan 38,2 përqind të vizitorëve të huaj, apo 3,85 milionë mysafirë.
Në destinacionin atraktiv të Mesdheut, Antalya, u regjistrua numri i dytë më i lartë, 3,26 milionë, kurse e treta radhitet Edirne në Turqinë veriperëndimore, e cila kufizohet me Bullgarinë dhe Greqinë me rreth 1,22 milion vizitorë.
Më së shumti turistë në Turqi erdhën nga Rusia, 15,41 përqind, Gjermania 12,5 përqind, Ukraina 11,08 përqind, Bullgaria 4,85 përqind dhe Irani 4,3 përqind.
Vetëm në korrik, Turqia priti 4,36 milionë turistë, që është 367,5 përqind më shumë se vitin e kaluar dhe 86 përqind më pak se të njëjtën periudhë të vitit 2019.
Muajin e kaluar, Antalya, Stambolli dhe Edirne ishin destinacionet kryesore turistike.
Vitin e kaluar, më shumë se 12,7 milionë të huaj arritën në Turqi gjatë pandemisë, ndërsa në vitin 2019, ishin rreth 45,05 milionë.