Helmohen studentët e një universiteti në Gjermani, nis hetimi për vrasje të dyshuar në tentativë

Evropë

Helmohen studentët e një universiteti në Gjermani, nis hetimi për vrasje të dyshuar në tentativë

Më: 24 gusht 2021 Në ora: 17:44
Foto ilustrim

Autoritetet gjermane këtë të martë se shtatë persona në një universitet në Gjermaninë perëndimore kanë marrë trajtim mjekësor pasi shfaqën simptoma të helmimit.

Prokurorët kanë hapur një hetim për vrasje të dyshuar në tentativë teksa punonjësit dhe studentët në Universitetin Teknik në Darmstadt, në jug të Frankfurtit, raportuan probleme shëndetësore të hënën, shkruan AP.

Policia tha se kutitë e qumështit dhe kontejnerët e ujit në një nga ndërtesat në kampus duket se janë kontaminuar me një substancë e dëmshme në mes të premtes së kaluar dhe të hënës teksa thuhet se lëngu i kontaminuar kishte një erë të fortë.

Policia dhe prokurorët thanë të martën se kishin kontrolluar ndërtesa të tjera universitare si masë paraprake, por nuk gjetën asgjë tjetër të lidhur me helmimin e dyshuar.

Ata gjithashtu thanë që askush tjetër nuk kishte dalë me simptoma.

Ata thanë në një deklaratë se po bëjnë gjithçka për të “identifikuar fajtorin ose fajtorët” dhe se, me sa janë në dijeni, nuk ka më ndonjë “rrezik akut”.

Prokurori, Robert Hartmann, u tha gazetarëve se ndërsa autoritetet besojnë se infektimi mund të ketë qenë i qëllimshëm, ata aktualisht nuk kanë asnjë informacion që tregon ndonjë person specifik si një fajtor të mundshëm.

Ai tha se substanca është identifikuar, por prokurorët nuk do ta emërojnë publikisht tani për tani në funksion të hetimit në vazhdim.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat