Mbi 6 mijë të infektuar dhe 60 viktima nga Covid në Itali

Evropë

Mbi 6 mijë të infektuar dhe 60 viktima nga Covid në Itali

Më: 24 gusht 2021 Në ora: 19:03
Ilustrim

Sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë, në 24 orët e fundit në Itali janë regjistruar 6,076 raste të reja krahasuar me 266,246 testime  të kryera.

Numri i të infektuarve sot është më i lartë se një ditë më parë, ku u raportuan 4,168 nga 101,341 teste.

Shkalla e pozitivitetit është 2.3%, nga 4.1% një ditë më parë.

Në 24 orët e fundit janë regjistruar 60 viktima si pasojë e virusit, duke e çuar numrin e përgjithshëm të vdekjeve që nga fillimi i pandemisë në 128,855.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat