Greqia merr masa për të pavaksinuarit, gjoba dhe ndalim hyrje në shumë ambjente

Evropë

Greqia merr masa për të pavaksinuarit, gjoba dhe ndalim hyrje në shumë ambjente

Më: 25 gusht 2021 Në ora: 12:31
Foto ilustrim

Përkeqësimi i situatës së pandemisë në Greqi dhe rritja e numrit të infektimeve gjatë gushtit ka detyruar shtetin fqinj që të ashpërsojë masat kufizuese, të cilat do të jenë të fokusuara tek qytetarët që nuk pranojnë të vaksinohen.

Nga 1 shtatori hyn në fuqi pezullimi nga detyra e personelit shëndetësor në sektorin publik dhe privat që ka refuzuar të injektohet me vaksinat  kundër koronavirusit.

Mësuesit, pedagogët,gazetarët do të duhet të kryejnë 2 herë në javë testin e shpejtë laboratorik ndërsa punonjësve në sektorët e tjerë do u kërkohet të testohen 1 herë në javë. Edhe  studentët duhet te bejne 2 teste të shpejta laboratorike në javë, të cilat kryhen ekskluzivisht në qendrat private, me shpenzimet e tyre, 10 euro për test.

Ata që udhëtojnë me çdo mjet brenda vendit duhet të paraqesin një test negativ që është kryer të paktën 48 orë para nisjes. Në ambientet  e mbyllura në restorante, kafene, bare, klube  do të mund të hyjnë vetëm të vaksinuarit. Autoritetet vendase thane se masat nuk janë ndëshkuase për ata që kanë refuzuar vaksinimin por janë hartuar për të parandaluar perhapjen.

VASILIS KIKILIAS

MINISTRI I SHËNDETËSISË NË GREQI 

“Masat e mbrojtjes së shëndetit nuk janë ndëshkuese për ata që nuk pranojne të vaksinohen. Por  është ajo që ne duhet të bëjmë si një shtet përgjegjës. Eshtë detyrimi ynë ndaj të gjithë atyre që humbën betejën para se të merrnin vaksinën ”

Në këtë mënyrë qeveria greke synon që të binde qytetarët të vaksinohen. Por masat e reja janë kundërshtuar nga opozita e cila ka akuzuar kryeministrin kiriakos mitsotakis se nuk po menaxhon ahtu sic duhet situatën.

Në 24 orët e fundit në greqi janë regjistruar 4608 raste të reja ndërsa 32 persona nuk arriten të fitojnë betejen me virusin.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat