“Çmendet” 62-vjeçari, i turret adoleshentëve me dy thika

Evropë

“Çmendet” 62-vjeçari, i turret adoleshentëve me dy thika

Më: 25 gusht 2021 Në ora: 20:31
Foto ilustrim

Një 62-vjeçar në Greqi ka humbur toruan mbrëmjen e djeshme duke sulmuar disa adoleshentë me thikë.

Pas dëshmisë së dhënë në polici, pas arrestimit, i moshuari tha se adoleshentët po bënin shumë zhurmë deri në orët e para të mëngjesit në parkun poshtë shtëpisë së tij.

Sipas tij zhurma e adoleshentëve në park nuk po e linte të flinte dhe për këtë mori dy thika për t'i trembur ato që të largoheshin nga aty.

Mediat greke shkruajnë se sipas të dhënave kishte kaluar ora 1 pas mesnate kur adoleshentët në parkun e Agia Aikaterini në Giannitsa, në afërsi të shtëpisë së 62-vjeçarit, po loznin duke bërë zhurmë dhe i moshuari nuk po gjente qetësi dhe e kishte të pamundur të flinte.

Ai ka treguar se kjo nuk ishte nata e parë që fëmijët e kishin lënë pa gjumë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat