Peshku gjigand sulmon një pushuese, i kafshon këmbën

Evropë

Peshku gjigand sulmon një pushuese, i kafshon këmbën

Më: 25 gusht 2021 Në ora: 21:32
Gruaja mori menjëherë ndihmën e parë nga stafi i plazhit

Një pushuese në një plazh të Spanjës është dërguar menjëherë në spital pasi ka marrë kafshime në këmbë nga një peshk gjigand.

Gruaja mori menjëherë ndihmën e parë nga stafi i plazhit, por u dërgua gjithsesi në spital për një kontroll më të imtësishëm.

Në këmbën e saj të djathtë, dalloheshin kafshime të thella të gjakosura.

Ngjarja shkaktoi alarm në plazhin El Pinet në Costa Blanca pasi të gjithë nisën të mendonin se sulmi u shkaktua nga një peshkaqen blu.

Pas verifikimeve, rezultoi se grabitqari ishte një peshk blu, i zakonshëm në ujërat e ngrohta në botë, i cili është i njohur për agresivitetin e tij.

Image
comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat