Turqi: Mbi 91 milionë doza të vaksinës kundër COVID-19 të administruara

Evropë

Turqi: Mbi 91 milionë doza të vaksinës kundër COVID-19 të administruara

Më: 25 gusht 2021 Në ora: 23:57
Foto ilustrim

Turqia ka administruar mbi 91 milionë doza të vaksinës kundër COVID-19 që kur nisi fushatën e vaksinimit masiv në janar, sipas shifrave të fundit të Ministrisë së Shëndetësisë.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, rreth 46,9 milionë njerëz kanë marrë dozën e tyre të parë, ndërsa mbi 35,9 milionë janë vaksinuar tërësisht.

Turqia po administron gjithashtu doza të treta të vaksinës kundër COVID-19, dhe deri më tani janë dhënë mbi tetë milionë doza të tilla.

Deri më tani, rreth 75,64 përqind e popullsisë së rritur kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës.

Ministria konfirmoi gjithashtu 19 mijë e 970 infeksione të reja dhe 217 vdekje të lidhura me koronavirusin në 24 orët e fundit.

Turqia javën e kaluar zgjeroi fushatën e saj të vaksinimit intensiv për të përfshirë të gjithë të moshës mbi 15 vjeç, si dhe fëmijë të paktën 12 vjeç që kanë një sëmundje kronike.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat