Të paktën 15 persona kanë humbur jetën si pasojë e rrëshqitjeve të dheut në Venezuelë.
BBC shkruan se përmbytjet janë regjistruar në fshatrat malore dhe rrugët e rajonit Merida.
Shumica e viktimave janë regjistruar në qytezën Tovar pasi atje, lumi Mocoties ka dalë nga shtrati.
Zyrtarët njoftuan se edhe centrali elektrik në Tovar ka pësuar dëme ndërsa banorët e rajonit nuk kanë qasje në energji elektrike dhe valë në rrjetin telefonik.