Policia e Malit të Zi konfiskoi mbi një ton drogë kokainë, sasia më e madhe e drogës e sekuestruar ndonjëherë në këtë shtet.
Droga me etiketën “Covid” dhe “BXD” ishte fshehur në një dërgesë me banana dhe policia ka arrestuar dy persona.
Policia po ashtu tha se ka arrestuar dy persona.
Bastisja u krye në Mojanoviqi, një lagje në periferi të kryeqytetit Podgorica. “Ne po bëjmë atë që kemi premtuar: Mali i Zi nuk do të jetë vend i krimit”, shkroi në Twitter zëvendëskryeministri i këtij vendi, Dritan Abazoviç.
Droga ishte paketuar në 1 205 pako.