Ish-komisionieri i BE-së shpall kandidaturën për president të Francës

Evropë

Ish-komisionieri i BE-së shpall kandidaturën për president të Francës

Më: 27 gusht 2021 Në ora: 23:09
Michel Barnier

Ish-komisionieri i BE-së, Mishel Barnie, dëshiron të jetë presidenti i ardhshëm i Francës.

Ai shpalli kandidaturën e tij për zgjedhjet presidenciale të vitit 2022. Ish-negociatori 70-vjeçar i BE-së për Brexit është deputet dhe anëtar i partisë republikane.

“Unë mora vendimin për të qenë kandidat për zgjedhjet presidenciale në prillin e ardhshëm,” u shpreh Michel Barnier.

“Kam ndërmend të jem president i një France të bashkuar , për të siguruar respekt për francezët dhe për Francën”, ka vijuar më tej ai.

Politikani francez deklaroi se ai dëshiron të udhëheqë Francën në një kohën mjaft të vështirë përballë një botë të rrezikshme e të paqëndrueshme.

Ish -ministri i Zhak Shirak dhe Nicolas Sarkozy njihet për aftësitë dhe përvojën e tij si ish -Komisionerit Evropian, por se sa do të jenë shanset e tij përballë kreut aktual të shtetit, Emanuel Makron këtë do ta tregojnë  zgjedhjet e 10 Prill 2022.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat