Turqia ka administruar mbi 92,4 milionë doza të vaksinës kundër COVID-19

Evropë

Turqia ka administruar mbi 92,4 milionë doza të vaksinës kundër COVID-19

Më: 28 gusht 2021 Në ora: 22:38
Foto ilustrim

Turqia ka administruar mbi 92,4 milionë doza të vaksinës kundër COVID-19 që kur nisi fushatën e vaksinimit masiv në janar.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, rreth 47,52 milionë njerëz kanë marrë dozën e tyre të parë, ndërsa mbi 36,4 milionë janë vaksinuar tërësisht, shkruan Anadolu.

Turqia po administron gjithashtu doza të treta të vaksinës kundër COVID-19, dhe deri më tani janë dhënë mbi 8,26 milionë doza të tilla.

Deri më tani, rreth 76,57 përqind e popullsisë së rritur kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës.

Ministria konfirmoi gjithashtu 18 mijë e 340 infeksione të reja dhe 244 vdekje të lidhura me koronavirusin në 24 orët e fundit.

Turqia javën e kaluar zgjeroi fushatën e saj të vaksinimit intensiv për të përfshirë të gjithë të moshës mbi 15 vjeç, si dhe fëmijë të paktën 12 vjeç që kanë një sëmundje kronike.

Punonjësit shëndetësor dhe grupet e tjera prioritare tani mund të marrin një dozë të katërt të vaksinës, njoftoi Ministria e Shëndetësisë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat