Nuk e ndali as pandemia, Kroacia e lumtur me stinorin e suksesshëm turistik

Evropë

Nuk e ndali as pandemia, Kroacia e lumtur me stinorin e suksesshëm turistik

Më: 29 gusht 2021 Në ora: 15:18
Plazhi kroat

Plazhet kroate përgjatë detit Adriatik janë të mbushura me njerëz. Restorantet janë plotë.

Turizmi verore ka tejkaluar edhe pritjet më optimiste në Kroaci këtë vit. Dikur të ndrojtur se pandemia e koronavirusit do të dekurajojë njerëzit nga udhëtimi, industria kroate e turizmit është kapur në befasi.

“Është shumë më mirë – është sikur viti 2020 nuk ka ndodhur kurrë”, thotë Josip Crnçeviq, një guidë turistike nga Dubrovnikut, qytet në jug të Kroacisë i njohur për jetën e natës ndër të tjera.

Shteti i Ballkanit kishte përjetuar katër vjet luftë në vitet 1990-ta, por para pandemisë ishte bërë një nga top-destinacionet turistike për vizitorët evropianë dhe amerikanë, që vlerësojnë qytetet e vogla dhe ishujt që ofrojnë bukuri natyrore, si dhe ushqimet detare dhe rekreacion.

Stinori veror i suksesshëm i Kroacisë do të ketë ndikim të madh në ekonomi. Është ndër vendet e Bashkimit Evropian me ekonominë më të dobët. Turizmi është përgjegjës për deri 20 për qind të bruto-produktit vendor dhe shpenzimet e vizitorëve janë esenciale për të hyrat e banorëve lokalë që lëshojnë apartamentet apo shtëpitë apo edhe drejtojnë biznese të lidhura me turizmin.

Derisa njerëzit ishin përgatitur që ky vit të jetë më i mirë se viti i kaluar, për shkak të vaksinave kundër COVID-19, ministrja e turizmit Nikolina Brnjac, e ka përshkruar të jashtëzakonshëm këtë stinor.

Janë arritur shifra rekorde.

Punonjësit e shëndetësisë kishin organizuar fushata vaksinimi për personat që punojnë në turizëm dhe ka kufizuar turmat e njerëzve në disa vende. Rreth 40 për qe të rriturve në Kroaci, një popullatë prej 4.2 milionë banorëve, janë vaksinuar.

Shifrat ditore të rasteve janë rritur në javët e fundit, duke arritur deri në afro 600 këtë javë. Kroacia ka raportuar rreth 370 mijë raste me koronavirus, dhe më tepër se 8000 të vdekur si pasojë e COVID-19 që nga fillimi i pandemisë.

Disa vizitorë kanë vendosur që mënyra më e mirë për të qëndruar të sigurt në pushime, është të huazojnë një anije me vela dhe të lundrojnë nëpër ishujt në Kroacisë. Shumica e anijeve në qytetin Biograd janë rezervuar.

“Të gjithë po shikojnë për një anije. Nuk ka më anije”, ka thënë Martin Katicin, shef ekzekutiv i kompanisë “Pitter Yachting”.

Kate Redder, një vizitore nga Gjermania, ka marrë një anije me shoqërinë e saj. Lundrimi rreth Kroacisë i ka ofruar asaj ndjenjën e pavarësisë, një pamje më të mirë të vendit por edhe një mënyrë për t’u vetizoluar në ujë.

“Mendoj se është më e sigurt se të shkosh në hotel, ku do të takohesh me njerëz të ndryshëm gjatë gjithë kohës. Këtu je sigurt. Jemi këtë vetëm si familje me kapitenin tonë”, ka thënë ajo.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat