Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka deklaruar se talebanët kanë kërkuar nga Turqia që të udhëheq aeroportin e Kabulit, me kusht që të ruajë kontrollin e sigurisë atje.
"Çfarë thonë talebanët në lidhje me çështjen e aeroportit? Ata thonë" na jep sigurinë, por ti e përdor atë”, citohet të ketë thënë Erodogani për një agjenci lajmesh në turqi.
Erdogani ka thënë po ashtu se nuk është punë e lehtë të merret në kontroll aeroporti.
Ai ka shtuar se së shpejti do të vendosë nëse Turqia mund ta udhëheqë aeroportin.
Pavarësisht deklaratave të tij, duket pak e mundur që Turqia ta bëjë një gjë të tillë për shkak se nga e mërkura ka nisur tërheqjen e pothuajse 500 trupave ushtarake nga Afganistani.