Ministri i Jashtëm turk, Mevlut Cavusoglu tha se nuk mund të marrë përsipër barrën e një vale të re emigrantësh nga Afganistani.
Turqia nuk pritet që të jetë strehë e një numri të afganëve që mundohen të largohen pasi nënkontroll e morën vendin talebanët.
“Si Turqi, ne kemi përmbushur detyrimet tona morale dhe humanitare në lidhje me migracionin”, tha Çavusoglu në një konferencë të përbashkët me Ministrin e Jashtëm gjerman, Heik Maas.
“As që bëhet fjalë që ne të marrim barrën shtesë të refugjatëve”, tha Cavusoglu.
Theksojmë se edhe presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan kishte deklaruar se vendin e tij nuk do ta shndërrojë në një “depo” të migrantëve.
Aktualisht janë 3.7 milionë refugjatë sirianë në Turqi që vendi i ka marrë si pjesë e një marrëveshjeje të vitit 2016 me Bashkimin Evropian.