Qindra gjermanë protestojnë në Berlin, kundërshtojnë masat kundër COVID-19

Evropë

Qindra gjermanë protestojnë në Berlin, kundërshtojnë masat kundër COVID-19

Më: 29 gusht 2021 Në ora: 23:54
Foto

Pavarësisht vendimit për anulim të protestave, një numër i madh i gjermanëve marshuan qendrën e Berlinit për të kundërshtuar masat aktuale kundër COVID-19.

Një numër i protestuesve u arrestuan nga policia, sepse ata kishin bërë thirrje që njerëzit të mblidheshin.

Sipas të dhënave, rreth 2,000 protestues ishin në Berlin, shumë nga ata ishin me biçikleta, shkruan Euronews.

Rreth2,200 anëtarë të forcave policore u morën me protestën. Sipas policisë, në fillim protesta ishte anuluar pasi nuk pati njerëz shumë, por më vonë u zhvillua një protestë tjetër më e madhe.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat