Italia regjistron 4,257 të infektuar dhe 53 humbje jete në 24 orë

Evropë

Italia regjistron 4,257 të infektuar dhe 53 humbje jete në 24 orë

Më: 30 gusht 2021 Në ora: 19:54
Foto ilustrim

Në 24 orë në Itali janë regjistruar 4,257 të infektuar me koronavirus nga 109,803 teste të kryera.

Autoritetet e shëndetit në vend bënë të ditur se si pasojë e Covid-19 humbën jetën edhe 53 qytetarë të tjerë.

Shkalla e pozitivitetit në vend është rritur në 3.87%. Të shëruarit sot janë 3,854. Ndërkohë, raportohet se në njësitë e kujdesit intensiv dhe në pavijonet e tjera Covid është rritur numri i të shtruarve.

Numri i pacientëve në njësitë e kujdesit intensiv është 548, 23 më shumë se dje në bilancin mes hyrjeve dhe daljeve. Pranimet ditore janë 50. Pacientët me simptoma në pavijonet e zakonshme janë 4,264, 131 më shumë se të dielën.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat