Hyjnë në fuqi rregullat e reja të udhëtimit në Itali

Evropë

Hyjnë në fuqi rregullat e reja të udhëtimit në Itali

Më: 1 shtator 2021 Në ora: 15:15
Itali

Italia është zotuar për tolerancë zero kundër demonstruesve që bllokojnë shinat e trenave për të protestuar ndaj rregullave të reja anti-Covid për udhëtimet në distanca të gjata.

Nga sot, udhëtarët do të lejohen të përdorin transport publik vetëm nëse tregojnë, “çertifikatën e gjelbër” të Covid-19, që dëshmon vaksinimin, një test negativ të 48 orëve e fundit ose shërim nga sëmundja në gjashtë muajt e fundit.

Rregulli, i shpallur javë më parë, vlen për fluturimet e brendshme, udhëtimet me tren midis rajoneve dhe udhëtimet në det.

Në prag të rregullave të reja të transportit, Ministrja e Brendshme Luciana Lamorgese u zotua për tolerancë zero kundër çdo proteste në shinat hekurudhore.

Deri më tani në Itali, rreth 70% e grupmoshave mbi 12-vjeç janë vaksinuar plotësisht. Por ekspertët kanë shprehur shqetësimin se shumë njerëz në grupmoshën 50-69 vjeç nuk kanë marrë vaksina dhe as nuk janë regjistruar për to.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat