Italia është zotuar për zero tolerancë ndaj protestuesve të cilët kanë bllokuar hekurudhat e trenit me protesta kundër COVID-19.
Nga sot udhëtarët në Itali do të lejohen të përdorimin transportin publik vetëm nëse tregojnë se e kanë një dëshmi si “Kartoni i gjelbër”, e cila dëshmon nëse jeni i vaksinuar, apo ke një test negativ brenda 48 orëve si dhe nëse jeni shëruar nga virusi brenda gjashtë muajve.
Kjo rregull është bërë publike javën e kaluar, vlen për fluturimet e brendshme, udhëtimet me tren midis rajoneve dhe udhëtimet në det.
Autobusët lokalë, tramvajet dhe metrotë janë të përjashtuar nga rregulli, i cili u njoftua nga Qeveria e Mario Draghit, shkruan Euronews.
Pas këtyre në Romë dhe Milano ka pasur një numër të madh të protestave të cilat janë si shenjë kundërshtimi ndaj “Kartonit të Gjelbër”.