Një protestuese në Londër kundër ndryshimeve klimatike është bërë virale në rrjetet sociale.
31-vjeçarja Laura Amherst ka tërhequr vëmendjen pasi ka protestuar topless, ndërsa në dorë mbante një tabelë ku shkruhej: “Asambleja e Qytetarëve për Ndryshimet Klimatike”.
Ajo ka këmbëngulur më parë se dalja e saj nudo nuk është për famë apo para, dhe thjesht është për të “tërhequr vëmendjen ndaj krizës klimatike me të cilën përballet planeti”.
Laura Amherst tha për MailOnlinese: “Vallëzimi topless solli një energji të bukur në protestë dhe ishte gjithashtu një gjë shumë pozitive për të bërë.Shumë njerëz më uruan për këtë, veçanërisht gratë”.