Kompozitori dhe politikani i njohur grek, Mikis Theodhorakis ndërron jetë në moshën 96-vjeçare

Evropë

Kompozitori dhe politikani i njohur grek, Mikis Theodhorakis ndërron jetë në moshën 96-vjeçare

Më: 2 shtator 2021 Në ora: 09:53
Kompozitori dhe politikani i njohur grek, Mikis Theodhorakis

Kompozitori dhe politikani i njohur grek, Mikis Theodhorakis ka ndërruar jetë në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Theodhorakis, një nga personalitetet më të rëndësishme dhe më të diskutuar të Greqisë moderne me prestigj botëror u nda nga jeta në moshën 96 vjecare.

Në moshën vetëm 12 vjeç ai kompozoi veprën e tij të parë muzikore, ndërsa në moshën 17 vjeç dha recitalin e tij të parë në Tripoli me veprën e tij “Cassiani”.

Mikis Theodorakis ka shkruar nga të gjitha llojet e muzikës, nga operat, muzika simfonike, muzika e dhomës, oratorio, baletit dhe korit të kishës, deri te muzika për dramën e lashtë, teatrin, kinemanë, këngën popullore të artit dhe veprat post-simfonike. Puna e tij mund të dallohet në tri periudha kryesore: Në periudhën e parë (1937-1960) ai kompozoi vepra të muzikës simfonike dhe të dhomës sipas formave të Evropës Perëndimore dhe teknikave moderne, në periudhën e dytë (1960-1980) ai përpiqej të kombinonte muziken simfonike me orkestër me instrumente popullore dhe krijonte forma të reja në bazë të zërit, ndërsa që nga viti 1981 u kthye në format simfonike dhe merrej me operën.

Konsiderohej si njeriu që lidhi poezinë greke në një mënyrë të jashtëzakonshme me traditën e muzikës popullore greke, i cili arriti të flasë në zemrat e të gjithë grekëve, që luftoi kundër Diktaturës dhe u torturua rëndë, dhe të cilit iu dha Çmimi Nobel për Paqen në vitin 2000.

Fama e tij shpejt ka kaluar kufijtë e vendit. Ai ka kompozuar ndoshta ritmin më të njohur grek në botë, të ashtuquajturin syrtaki nga filmi “Alexis Zorbas” (1964), ndërsa këngët e tij u interpretuan nga artistë të famshëm, si Beatles, Shirley Basei dhe Edith Piaf. Si kompozitor, poet, politikan, Mikis Theodorakis ka vënë vulën e tij  me praninë dhe aktivitetin e tij në shekullin e 20 -të dhe me të drejtë konsiderohet si një mit dhe një nga kompozitorët më të rëndësishëm grekë me ndikim mbarëbotëror.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat