Pamje rrëqethëse nga Serbia, këmbësori i shpëton “për një fije floku” vdekjes

Evropë

Pamje rrëqethëse nga Serbia, këmbësori i shpëton “për një fije floku” vdekjes

Më: 2 shtator 2021 Në ora: 14:30
Foto

Kamerat e sigurisë në Beograd të Serbisë, kanë kapur momentin kur një këmbësor për një “fije floku” i shpëton vdekjes nga një veturë që lëvizte në kahjen e kundërt të rrugës me shpejtësi jashtëzakonisht të madhe.

Gjithçka ndodhi në rrugën Karaxhorxhe të Beogradit, ku shoferi i veturës kishte shkelur pedalin e gazit deri në fund, dhe një këmbësor që po kalonte rrugën në vija të bardha për pak metra i shpëton vdekjes.

Ishte ora 2 pas mesnate kur vetura u përplas në shtyllat mbrojtëse dhe në një moment u fut në tarracën e një kafiterie, duke shkatërruar tavolina e karrige – e lëre më shtyllat që i këpuste sikur të ishin nga goma.

Deri më tani nuk dihet për fatin e shoferit të veturës, ndërsa në kafiteri në ato momente nuk ishte askush – kështu që nuk raportohet për ndonjë të lënduar.
 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat