Prej 6 muajsh rezultonte e humbur, gjendet e betonizuar një grua në Greqi

Evropë

Prej 6 muajsh rezultonte e humbur, gjendet e betonizuar një grua në Greqi

Më: 2 shtator 2021 Në ora: 16:18
Greqi

Autoritetet në Greqi kanë identifikuar kufomën që u gjet e çimentuar në Kyparissia. Sipas raportimeve të mediave të dhënat e para tregojnë se viktima është Monica Gius.

Sipas provave të deri tanishme, që vijnë nga ekzaminimi forsenik, trupi që u gjet ditën e djeshme në kopshtin e një shtëpie në Kyparissia i përket një gruaje rreth të dyzetave, e cila ka ndërruar jetë 5 deri në gjashtë muaj më parë.

Gruaja është shtetase rumune dhe rezultonte e zhdukur që nga fillimi i vitit.

Teste të mëtejshme nuk mund të kryen në trupin e gjetur për shkak të dekompozimit të avancuar.  Në të njëjtën kohë, kampione janë marrë nga dhëmbët dhe pjesë të tjera të trupit me qëllim që të konfirmohet tërësisht që kemi të bëjmë me 42-vjeçaren Monica Gius.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat