Moti i keq ka krijuar një situatë katastrofike edhe në brigjet veri-lindore të Spanjës.
Reshjet e dendura goditën rëndë qytezën e Alkanarit, në rajonin e Katalonjës.
Përmbytje pati në zonat bregdetare, ku ujërat e rrëmbyer të përmbytjeve morën me vete edhe automjete.
Ekipet e emergjencës u erdhën në ndihmë dhjetëra drejtuesve të automjeteve, ndërsa evakuuan me qindra banorë nga zonat e rrezikuara.