Edhe ky shtet pritet ta bëjë obligues vaksinimin kundër COVID-19

Evropë

Edhe ky shtet pritet ta bëjë obligues vaksinimin kundër COVID-19

Më: 2 shtator 2021 Në ora: 23:51
Foto ilustrim

Italia mund ta bëjë vaksinimin kundër COVID-19 të obligueshëm për secilin person që mund ta marrë vaksinën.

Kryeministri i Italisë, Mario Draghi, ka thënë të enjten se shteti po ashtu është duke planifikuar që të administrojë dozën e tretë të vaksinës duke filluar nga fundi i këtij muaji, për njerëzit që paraqiten vullnetarë.

Qeveria italiane tashmë e ka bërë obligues vaksinimin për punonjësit mjekësorë, nëse duan të paguhen për punën që bëjnë, mirëpo Draghi ka thënë se kjo mund të bëhet obliguese për secilin.

Një lëvizje e tillë pritet të nxit reagime në shtetin ku është vërejtur një rritje e skepticizmit rreth të gjitha llojeve të vaksinave, dhe ku ekspertët e shëndetësisë që kanë promovuar vaksinimin, janë përballur me abuzim verbal dhe kërcënime nga kundërshtarët No Vax.

Draghi i ka dënuar këto sulme duke thënë në një konferencë për media se “dhuna e tillë është e neveritshme dhe qyqare, pasi është drejtuar ndaj atyre që ishin gjatë gjithë kohës në linjën e parë të frontit kundër pandemisë”.

Kryeministri italian ka thënë para gazetarëve se beson që 80% e të gjithë italianëve mbi moshën 12-vjeçare do të vaksinohen me të dy dozat, deri në fund të këtij muaji.

Sipas të dhënave, 129,352 njerëz kanë vdekur si pasojë e COVID-19 në Itali, që kur ka nisur pandemia vitin e kaluar.

Italia është shteti i dytë në Evropë me më së shumti raste të vdekjeve, pas Britanisë së Madhe.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat