35 viktima nga COVID-19 në Greqi

Evropë

35 viktima nga COVID-19 në Greqi

Më: 3 shtator 2021 Në ora: 17:21
Foto ilustrim

35 është numri i viktimave në 24 orët e fundit në Greqi nga COVID-19. Rastet arritën në 2729.

Në të njëjtën kohë 364 pacientë janë të intubuar në Njësitë e Kujdesit Intensiv duke u trajtuar pas infektimit dhe gjendjes së rënduar nga sëmundja.

Krahasuar me ditën e djeshme, sot në vendin fqinj janë shënuar dy viktima më shumë dhe më pak raste infektimesh, pasi të enjten ishin 2840.

Që nga fillimi i pandemisë në Greqi janë shënuar 13813 viktima, 95.3% e personave që ndërruan jetë kishin një sëmundje tjetër ose ishin 70 vjeç e lart.

Variantet e reja të COVID-19 në Greqi kanë ndikuar në rritjen e rasteve dhe fataliteteve.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat