Mjekët në Britaninë e Madhe nuk rekomandojnë vaksinimin e fëmijëve të moshës 12-15 vjeç

Evropë

Mjekët në Britaninë e Madhe nuk rekomandojnë vaksinimin e fëmijëve të moshës 12-15 vjeç

Më: 4 shtator 2021 Në ora: 10:48
Ilustrim

Komiteti i Përbashkët i Mbretërisë së Bashkuar për Vaksinimin dhe Imunizimin ka refuzuar të japë dritën jeshile për vaksinimin e fëmijëve të moshës 12-15 vjeç vetëm për arsye shëndetësore.

Trupa këshillimore shkencore ka thëne se përfitimet e vaksinimit të fëmijëve janë më të mëdha se rreziqet, por megjithatë përfitimet janë aq të vogla sa nuk rekomandojnë vaksinimin e domosdoshëm të fëmijëve për arsye shëndetësore.

Por, mjekët identifikuan se fëmijët me sëmundje kronike të zemrës, mushkërive dhe mëlçisë ishin në rrezik shumë më të lartë nga Covid sesa fëmijët e shëndetshëm.

Komiteti këshillimor ka lënë të hapur mundësinë që qeveria britanike mund ta bëjë të detyrueshëm vaksinimin e fëmijëve për arsye jo-shëndetësore si hapja e shkollave.

Katër zyrtarëve kryesorë mjekësorë në Mbretërinë e Bashkuar tani u është kërkuar të kenë fjalën e fundit dhe të marrin në konsideratë ndikimin më të gjerë të vaksinimit, si në shkolla apo shoqëri.

Sekretari i Shëndetësisë, Sajid Javid tha se një vendim do të merret së shpejti.

Komiteti i Përbashkët për Vaksinimin dhe Imunizimin këshilloi zgjerimin e programit ekzistues të vaksinave për të përfshirë një shtesë prej 200.000 adoleshentësh.

Vendimi për të mos rekomanduar vaksinën për të gjithë fëmijët e shëndetshëm u bazua edhe në shqetësimin për një efekt anësor jashtëzakonisht të rrallë të vaksinave Pfizer dhe Moderna, i cili shkakton probleme në zemër dhe mund të shkakojë dhimbje gjoksi.

Franca, Italia, Izraeli dhe Irlanda po ofrojnë gjithashtu vaksinën për të gjithë fëmijët në këtë grupmoshë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat