(E plotësuar 16:43) - Mali i Zi po përballet tashmë me një kaos në disa rrugë me rastin e fronizimi të Mitropolitit Ioaniki të Malit të Zi.
Më parë një grup qytetarësh bllokuan rrugën kryesore Podgoricë-Cetinje. Më parë, ata bllokuan rrethrrotullimin në hyrje të Cetinjes.
Një grup ekstremistësh serbë kan thyer kordonin e policisë dhe tanimë janë drejt shkuarjes në Cetinje.
VAKAT JE ❗️❗️❗️❗️❗️❗️❗️ pic.twitter.com/dKDYydAMiw
— DIDI (@didileja) September 4, 2021
Më herët sot, një grup qytetarësh hoqën gardhin mbrojtës të vendosur në Dvorski trg, përballë manastirit të Cetinjes.
Që nga mëngjesi, banorët e Cetinjes janë indinjuar për shkak të gardheve që janë ngritur në qytet.
Të dielën, 5 shtator, fronizimi i Mitropolitit Ioaniki të Malit të Zi dhe Litoral është planifikuar në Manastirin e Cetinjes.
***
Një grup qytetarësh bllokuan rrugën kryesore Podgoricë-Cetinje. Më parë, ata bllokuan rrethrrotullimin në hyrje të Cetinjes në Mal të Zi.
Sipas reporterit të “Vijesti”, qytetarët kanë derdhur rrënoja dhe gurë në rrethrrotullim. Njerëzit e mbledhur, duke kaluar përgjatë rrugës kryesore, kanë vendosur edhe gurë.
Një pjesë e atyre që u mblodhën, të udhëhequr nga kleri i Kishës Ortodokse Malazeze (CPC), u drejtuan drejt “Pompës së benzinës” pranë rrethrrotullimit. Disa nga të mbledhurit mbetën në rrethrrotullim.
Më herët sot, një grup qytetarësh hoqën gardhin mbrojtës të vendosur në Dvorski trg, përballë manastirit të Cetinjes.
Që nga mëngjesi, banorët e Cetinjes janë indinjuar për shkak të gardheve që janë ngritur në qytet.
Të dielën, 5 shtator, fronizimi i Mitropolitit Ioaniki të Malit të Zi dhe Litoral është planifikuar në Manastirin e Cetinjes.
Gradjani koji se protive sutrasnjem ustolicenju mitropolita Joanikija izasli na ulice. Blokiran kruzni tok na ulazu u Cetinje @novabhtv #crnagora #Cetinje pic.twitter.com/InHtN5H1FI
— Vlado Maric (@vl_maric) September 4, 2021