Greqia thotë se do të ashpërsojë edhe më tej masat kufizuese nëse do të vërehet rritje e mëtejshme rasteve me Covid.
Mes masave të paralajmëruara janë mbyllja e shkollave, rikthimi i ndalimit të lëvizjes mes prefekturave të vendit dhe mbyllja total e kufirit për qarkullimin e pasagjerëve me vendet me rrezikshmëri të lartë infeksioni.
Zv.ministrja e Shëndetësisë, Mina Gaga deklaroi se aty ku do të vihet re përhapje masive e virusit do të merret menjëherë masa.
“Ne fillojmë me masa shumë të kujdesshme. Ne do të monitorojmë. Protokolli është i rreptë. Nëse ka një shpërthim, shkolla do të mbyllet”, tha ajo.
Qeveria greke thotë se nuk ka për të detyruar asnjë prind që të vaksinojë fëmijën e vet 12 deri në 18 vjeç, edhe pse rekomandimi i ekspertëve thotë që duhen vaksinuar.
“Ekziston një rekomandim i fortë për vaksinim, por nuk do t’i detyrojmë fëmijët të vaksinohen, pavarësisht se e rekomandojnë atë“, deklaroi zv.ministrja e Shëndetësisë.