Ambasadat e Francës, Gjermanisë, Italisë, Mbretërisë së Bashkuar, Shteteve të Bashkuara dhe Delegacionit të Bashkimit Evropian në Podgoricë dënuan të gjitha format e dhunës.
Në një deklaratë të përbashkët për shtyp, ata u bënë thirrje të gjithë qytetarëve që të kontribuojnë me përgjegjësi në ruajtjen e paqes, ruajtjen e rendit dhe paqes publike, dhe policisë të përdorë vetëm mjetet e nevojshme dhe ligjore.
"Individët do të duhet të përgjigjen për veprimet e tyre. Prioriteti në periudhën e ardhshme duhet të jetë krijimi i një dialogu politik demokratik, gjithëpërfshirës dhe konstruktiv, duke përfshirë të gjitha palët që janë sinqerisht të angazhuara për të ardhmen e ndritur evropiane të këtij vendi anëtar të NATO-s, duke respektuar liritë themelore , veçanërisht "liria e shprehjes, liria e tubimit paqësor dhe liria e fesë’’.
Të gjithë ata që punojnë në bazë të këtyre parimeve për të pajtuar shoqërinë do të kenë mbështetjen tonë të vazhdueshme", thuhej në deklaratën e përbashkët.