Shifra të larta të infektuarish me Covid në Itali, ja sa persona humbën jetën

Evropë

Shifra të larta të infektuarish me Covid në Itali, ja sa persona humbën jetën

Më: 5 shtator 2021 Në ora: 18:35
Foto ilustrim

Në Itali krahasuar me një ditë më parë është shënuar një ulje e lehtë e numrit të rasteve të reja me Covid. Në raportin e fundit të bërë nga autoritetet shëndetësore rezulto se nga 259 756 testime kanë rezultuar pozitiv me Covid 5 315 raste të reja dhe kanë humbur jetën 49 persona.

Ndërkaq mësohet se është rritur ndjeshëm dhe numri i pacientëve të shtruar në spital.

Gjatë 24 orëve të fundit betejën me Covid e kanë fituar 5 602 qytetarë.

Ndërkohë nga fillimi i pandemisë e deri më tani në Itali janë konfirmuar të infektuar me Covid 4,571,440 raste mes të cilëve kanë humbur jetën 129,515 persona. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat