Britani: Hyrja në klube dhe ambiente të mbyllura me një pasaportë vaksinimi

Evropë

Britani: Hyrja në klube dhe ambiente të mbyllura me një pasaportë vaksinimi

Më: 5 shtator 2021 Në ora: 18:38
Foto ilustrim

Qeveria britanike do të kushtëzojë hyrjen në klubet e natës dhe ambiente të tjera të mbyllura me një pasaportë vaksinimi.

Diçka e tillë u konfirmua nga ministri i Shëndetësisë, Ntantchim Zachaoui, që tha se masa do të hyjë në fuqi në fund të muajit, dhe deri atëherë të gjithë qytetarët mbi 18 vjeç do të kenë marrë dozën e dytë të vaksinës.

Vendimi ka ngjallur kritika si nga pronarët e lokaleve të mëdha, ashtu edhe nga disa deputetë.

Por ministri i Shëndetësisë mbrojti vendimin, duke deklaruar se kjo gjë bëhet që ekonomia të mbetet e hapur dhe të mos rikthehen masat kufizuese.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat