Dritan Abazoviqi, zëvendëskryeministër i Qeverisë së Mali të Zi, në emisionin informativ të televizionit malazez ‘Vijesti’, ka komentuar deklaratat e presidentit malazez, Millo Gjukanoviq, i cili tha se helikopteri me të cilin u bartën Mitropoliti Joanikije dhe Patriarku serb, Porfirije në Podgoricë, i shërben interesave të Serbisë.
“Nga faktorët e paqes dhe stabilitetit, DPS tani është bërë një grup për bashkësinë ndërkombëtare, i cili përveçse shoqërohet me prapavijë kriminale, tani shoqërohet me ekstremizëm me elemente të terrorizmit”, ka deklaruar ai.
“Ata u shfaqën disi si nismëtarët që ishin më shumë në favor të skenarit që supozohej të kishte pasoja fatale. Ishte një përpjekje për të futur Malin e Zi në destabilizim të përhershëm dhe me elementë shpërbërjeje. Të gjithë janë përgjegjës, nëse ka një të tillë në Zyrën e Prokurorit”, ka shtuar tutje ai.
Të njëjtit gjatë ditës i është publikuar fotografia nga Podgorica, ku është parë zv.kryeministri Abazoviq me krerë të Kishës Serbe.
Abazoviq është shqiptari që 30 vjetët e fundit, mori detyrën më të lartë shtetërore. Ai është zëvendëskryeministër në qeverinë e Malit të Zi.