Vuçiq vazhdon të luaj “me dy karta”: Dëshirojmë hyrje në BE, por nuk do prishim raportet me Kinën edhe Rusinë

Evropë

Vuçiq vazhdon të luaj “me dy karta”: Dëshirojmë hyrje në BE, por nuk do prishim raportet me Kinën edhe Rusinë

Nga: F.B Më: 6 shtator 2021 Në ora: 08:18
Aleksandar Vuçiq

Presidenti i Serbisë Vuçiq la deklaruar në intervistën për televizionin shtetëror austriak ORF se “Serbia dëshiron të bëhet anëtare e BE-së, por nuk do që për atë shkak të prish raportet me Rusinë dhe Kinënë, transmetojnë “B92” dhe”Bota sot”.

I pyetur për rrugën e integrimit evropian të Serbisë, Vuçiq ka theksuar se “e di se kjo nuk varet vetëm nga ne”.

“Në takimin e paradokohshëm të shefave të diplomacive të vendeve të BE-së u deklarua se Serbia ka përparuar në çështjen e sundimit të ligjit, për ne është shumë me rëndësi  të jemi të sinqertë në rrugën evropiane”, porositi Vuçiq.

ORF ka treguar se në Serbia tash po mbahen protesta ekologjike, se  ka shumë qytetar që kundërshtojnë  projektit Rio Tint dhe djegien e deponisë së mbeturinave në Vinçe, ndërsa presidenti i Serbisë ka theksuar se në kuadër të “Programit 2025” ka një varg të projekteve në këtë fushë.

Ai u shpreh se qeveria po punon që në 120 komuna të instalohet kanalizimi.

“Për Austrinë ndoshta është e pakuptueshme, por një e treta e Beogradit nuk ka kanalizim të rregulluar. Në të gjitha qytetet do të ndërtohen impiant pastrimi të ujërave të hedhura dhe do të mënjanohen gypat e azbestit në rrjetin e ujësjellësit, Të gjithë këtë do ta bëjmë, por nuk do të marr pjesë në de-industrializimin e Serbisë”, tha Vuçiq.

Lidhur me pandeminë dhe vaksinat, ORF konstatoi se Serbia ishte e para që siguroi vaksinën dhe nisi vaksinimin, por vazhdon të përballet me kundërshtimin e vaksinimit, ku Vuçiq tha se kjo nuk është problem vetëm tek ne.

“Është e qartë se refuzimi i vaksinës është problem i përgjithshëm, jo vetëm tek ne, pse është kështu nuk e kuptoj, por teoritë konspirative e porositë negative po kalojnë më mirë se thirrjet pozitive”, tha ai

Vuçiq tha se në “këtë po ndikojnë rrjetet sociale , por edhe fakti se njerëzit lirinë e tyre e shohin në qëndrime jo serioze, gjë që shkakton telashe të përgjithshme” .

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat