Një burrë është gjetur i varur në shtëpinë e tij mëngjesin e sotëm në Greqi.
Potothema shkruan se ai para se të vetëvritej shkroi tre letra, një për avokatin, një për policinë dhe një për familjarët.
Sipas mediave greke 44-vjeçari që vrau vetën ishte artist dhe një njëri i njohur për policinë greke.
Kjo pasi në vitin 2013, në Ilionai, ai vrau nënën e tij të moshuar me armë gjahu. Ai tha se vrau nënën e tij sepse 61-vjeçari po përballej me probleme serioze psikologjike dhe po torturonte atë dhe motrën e tij.
44-vjeçari u dërgua në burg, por u la i lirë sërish. Pas kësaj ngjarje ai la punën si marinar në det dhe nisi të merrej me piktura, ku dhe realizoi një karrierë të suksesshme në fushën e arteve pamore.