Një skenë e çuditshme po ndodh në Qafën Oberalp në alpet zvicerane: një grua e zhveshur po qëndron me viçat në kullotën e lopës dhe duket se është shumë e lumtur, shkruan blick.ch, transmeton gazeta “Bota sot”.
Një lope nënë nuk i pëlqen që dikush t`ia përkëdhel viçin, ajo sulmon gruan e zhveshur.
Lopët dhe viçat kullosin së bashku në një kullotë malore të harlisur. Një imazh ky jo i rrallë në malet zvicerane. Por, kësaj radhe e pazakonta ishte një grua që qëndronte lakuriq në mes të tufës. Kjo është pikërisht ajo që një lexuese e Blick vuri re në fund të gushtit në Qafën Oberalp në Graubünden të Zvicrës.
Raportuesja nuk u beson syve të saj: "Papritur pashë një grua me lopët brenda kullotës së rrethuar”: Ajo ishte "lakuriq".
Gruaja e zhveshur bën selfie me lopët
Gruaja e zhveshur, që sipas lexueses raportuese është në të njëzetat, përkëdhel lopët dhe bën me ëndje selfie pran tyre.
"Ajo dukej e afërt me kafshët dhe qëndroi në kullotë për një kohë të konsiderueshme," raporton lexuesja. Por papritmas idili mbaroi.
Pak më vonë, një lopë sulmon reportuesen dhe në këtë moment gruaja e re vishet plotësisht. Me vendosmëri, ajo i thotë raportueses se u sulmua nga një lopë e zezë kur po përkëdhelte një viç.
"Ajo dukej pak naive"
Gruaja e re largohet e tronditur. Duke ikur nga lopa, telefoni celular i bie nga dora. Tani ajo shpreson se dikush mund ta ndihmojë që ta kërkojë atë në kullotë.
Raportuesja thotë: "Ajo dukej pak naive dhe me sa duket nuk e dinte se ishte e rrezikshme të shkoje pranë viçave dhe nënave të tyre mbrojtëse."
Ajo nuk dukej e hutuar. Kur u pyet pse shkoi tek lopët lakuriq, e reja u përgjigj: "Unë thjesht u ndjeva mirë në atë mënyrë".
Alpinistët e guximshëm e gjetën celularin pak më vonë dhe ia kthyen gruas së re.
Raportuesja dëshiron të dijë prej gruas së re nëse ajo ka mësuar diçka nga incidenti. Përgjigja e saj: “Po, unë nuk hyj më në një stallë bagëtie ku ka viça”.