Rritja e çmimit të energjisë, protestuesit ‘mësyjnë’ në ambientet e ministrisë

Evropë

Rritja e çmimit të energjisë, protestuesit ‘mësyjnë’ në ambientet e ministrisë

Më: 7 shtator 2021 Në ora: 18:44
Foto

Rreth 20 anarkistë kanë hyrë me dhunë në ambientet e Ministrisë së Mjedisit dhe Energjisë në Greqi.

Ata protestuan kundër valës së shtrenjtësimit të energjisë dhe privatizimit të sektorit dhe më pas tentuan të largohen.

Forcat e policisë kanë ndërhyrë menjëherë dhe bënë të mundur ndalimin e tyre.

Ata janë shoqëruar për në Drejtorinë e Policisë së Atikës dhe në vazhdim prokuroria do të hapë hetimet për ta.

Protesta të ngjashme ndodhin shpesh në Greqi, ku grupimet e majta kanë gjetur këtë mënyrë për të protestuar për çështje të ndryshme.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat