Grabitës të armatosur bastisën të martën një dyqan bizhuterish në lagjen e pasur Place Vendome të Parisit dhe u arratisën me aksesorë me vlerë 10 milionë euro.
Grabitësit, të veshur me kostume të zeza dhe të pajisur me armë zjarri, vunë në shënjestër butikun e restauruar së fundmi të markës “Bvlgari”, në sheshin në qendër të Parisit, ku ndodhet edhe hoteli i famshëm “Ritz”.
Tre nga autorët e grabitjes u larguan me një automjet nga vendi i ngjarjes, ndërsa 4 bashkëpunëtorë ia mbathën me motorë.
Të detyruar të braktisnin makinën, treshja e parë vijoi largimin në këmbë përpara se të arrestohej nga policia.
Gjatë arratisë, ata u detyruan të linin pas një pjesë të bizhuterive të vjedhura. Ndërkohë, 4 autorët e tjerë janë ende në kërkim.
Dyqanet e bizhuterive në Paris kanë rënë pre e një seri grabitjeve të armatosura në muajt e fundit. Në korrik, një tjetër dyqani luksoz pranë shëtitores Champs Elysees iu grabitën aksesorë të shtrenjtë me vlerë 2 milionë euro.
Nisur nga këto episode, por edhe nga terrorizmi me sfond islamik, kriminaliteti dhe siguria