Gazeta serbe “Pravda” shkruan se “Ishte tragjike qeshja e Vuçiqit me rastin e vënies së gur-themelit të fabrikës kineze të vaksinave, të cilat kanë dëshmuar se janë vaksinat më joefikase në përballjen e deritashme me pandeminë dhe virusin, kjo dëshmohet numrin e ma të infektimeve të reja, duke u radhitur në vendin e tretë në botë për nga numri i infektimeve”, transmeton “Bota Sot”.
“Dukej tragjike buzëqeshja e Vuçiqit, në ceremoninë e sotme për fabrikën e vaksinave kineze, me të cilën qytetarë të Serbisë patën marr besimin e rrejshëm se ato janë të sigurta edhe efikase! Ky besim edhe bindje e transmetuar ndodhi pikërisht në ditën kur Serbia ndodhet ne vendin e tretë në botë për nga numri i të ri-infektuarve në një milionë banorë”, shkruan “Pravda”.
Në bazë të raportit për numrin e infektimeve të reja në 24-orët e fundit, ndër shtetet me më shumë se një milionë banorë – më keq se Serbia janë vetëm Mongolia dhe Kuba!
Politika katastrofale e qeverisë së Serbisë, me të cilën në jetën normale praktikisht u larguan të gjitha masat epidemiologjike, që ka sjell situatën tmerruese ku me 41 për qind të popullatës së vaksinuar të jemi në vendin e 5-të për numrin e të vdekurve në gjithë botën.
Nëse situata vazhdon si ditëve të fundit, atëherë mund të vijmë në situatën që brenda pak ditëve të bëhemi kampion botëror për numrin e ri-infektimeve në raport me numrin e banorëve.
Bazuar në vërejtjet që japin ekspertët shëndetësor, nëse realizohen parashikimet se së shpejti numri i personave të infektuar mund të kalojë 10 infektime në ditë, Vuçiq bile në këtë fushë mund të krenohet se do të bëhet kampion botëror – do të jemi më së keqi në renditjen në botë për situatën epidemiologjike!.
Pravda shtron pyetjen se kush do përgjigjet për situatën aq më parë që pushteti mburrej për sigurimin e vaksinës, kontrollin dhe mbrojtjen e popullatës?