Një tornado në një ishull të vogël italian në Mesdhe, mbrëmjen e së Premtes përfshiu disa makina, duke vrarë dy persona dhe lënduar nëntë të tjerë.
Në një postim në Twitter, zjarrfikësit njoftuan se tornado goditi Pantellerian, e cila ndodhet në jug të Sicilisë, pak para orës 7 pasdite.
“Shtyllat e dritave publike u lakuan, çatitë u dëmtuan dhe pemët u rrëzuan,” deklaruan zjarrfikësit.
Agjencia italiane e lajmeve ANSA raportoi se të vdekurit ishin banorë të ishullit, një zjarrfikës i cili banonte në ishull dhe një burrë 86-vjeçar. Viktimat ishin në makina të veçanta, të cilat ishin midis 10 automjeteve që u përmbysën në ajër nga forca e tornados, tha ANSA.
Kryebashkiaku i Pantellerias Vincenzo Vittorio Campo deklaroi për Sky TG24 TV se dy të plagosur janë në gjendje kritike dhe se nuk ka të zhdukur, raporton Abcnews.go.com.