Shifra alarmante në Francë, mbi 10 mijë të infektuar me COVID në spitale

Evropë

Shifra alarmante në Francë, mbi 10 mijë të infektuar me COVID në spitale

Më: 11 shtator 2021 Në ora: 22:43
Foto ilustrim

 9.966 raste të reja me koronavirus janë shënuar gjatë 24 orëve të fundit në Francë.

Sipas të dhënave nga Agjencia e Shëndetit Publik, me 9.966 rastet e reja në 24 orët e fundit, numri i rasteve deri më tani ka arritur në 6.887.791.

Edhe numri i viktimave ishte i lartë në 24 orët e fundit, ku u regjistruan 81 duke e cuar numrin e përgjithshëm në 115.442.

Në spitale vazhdojnë trajtimin 10.115 persona, prej të cilëve 2.151 në kujdesin intensiv. Ndërkohë norma e shtrimeve për trajtim në spitale ka ka rënë në 18.4 për qind.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, që nga 27 dhjetori i vitit 2020 e deri më tani numri i personave që kanë marrë dozën e parë të vaksinës kundër COVID-19 ka arritur në 49.540.420 ndërsa 46.428.107 të tjerë kanë marrë dozën e dytë të vaksinës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat