Një burrë u ndalua nga policia e Riminit pasi goditi me thikë pesë persona, përfshirë një fëmijë në fyt.
Ngjarja ndodhi në autobusin e linjës 11. Sulmuesit me origjinë somaleze iu kërkua nga dy kontrollore të tregonte biletën e tij.
Në përgjigje ai nxori thikën, duke goditur dy punonjëset gra dhe më pas u largua.
I ndjekur nga oficerët, ai goditi me thikë tre persona të tjerë, përfshirë një fëmijë, rëndë.
Siç raportohet nga shtypi vendas, dy gratë kontrolluese nuk u plagosën rëndë.
Sulmuesi doli nga autobusi, duke kërcënuar shoferin për të hapur derën dhe iku në këmbë.
Ai tentoi të ndalojë një makinë duke kërcënuar shoferin.
Policia bëri të mundur arrestimin e tij. Autoritetet kanë nisur hetimet për zbardhjen e sulmit.
Sulmuesi, i cili nuk ka precedent specifik, ishte vendosur në një objekt të Kryqit të Kuq dhe sipas disa dëshmitarëve, kishte shfaqur një personalitet të dhunshëm dhe agresiv.
Hetuesit, gjithashtu në bazë të reagimit të burrit, nuk përjashtojnë që ai të ishte nën ndikimin e drogës.
Agresori kishte kishte mbërritur në Evropë prej disa vitesh dhe kishte qenë në vende të tjera para se të mbërrinte në Itali. Disa muaj më parë ai aplikoi për statusin e refugjatit.