Një trup është gjetur gjatë kërkimeve për një adoleshente të zhdukur dy ditë pasi humbi gjurmët nga shtëpia e saj.
Policia e Derbyshire në Angli thotë se ata besojnë se mbetjet e zbuluara në zonën e Birch Vale janë ato të 17-vjeçares Amy Hall.
Edhe pse identifikimi zyrtar nuk ka ndodhur ende, familja e Amy-t është vënë në dijeni të zbulimit. Amy u zhduk nga shtëpia e saj në Hayfield, rreth orës 1 pasdite të enjten e 9 shtatorit.

Nëna e saj zemërthyer Nicky Hall shkruajti në postimin e saj në Facebook: Nuk mund ta besoj këtë që po ndodh. Trupi i Amy-t u gjet i vdekur ditën e sotme, më vjen keq që po ju jap një lajm të tillë.