Greqia do ta bllokojë një valë të mundshme të refugjatëve afganë që ikin nga sundimi i talibanëve si dhe kanë nevojë për më shumë ndihmë të Bashkimit Evropian në çështjet e emigrantëve, tha kryeministri i këtij shteti të dielën.
“Unë do ta them përsëri: ne nuk mund të kemi vende evropiane që besojnë se Greqia duhet ta zgjidhë këtë problem vetëm, dhe ata të mos shqetësohen fare sepse i mbajnë të mbyllur kufijtë e tyre, tha Kryeministri Kyriakos Mitsotakis në një konferencë për media.
Grekët kanë deklaruar se nuk dëshirojnë të jenë përsëri një portë e Evropës. Mitsotakis deklaroi se Qeveria greke e ka marrë mbështetjen nga BE-ja sa i përket ndihmave financiare, por shtoi “ne jemi ata që bëjmë punën: rojet bregdetare, policia, forcat e armatosura. Dhe do të vazhdojmë ta bëjmë këtë”.
Greqia ka ndërtuar një mur të gjatë në kufirin me Turqinë për të parandaluar fluksin e madh të refugjatëve afganë, kjo si shenjë mbrojtëse për të mos ndodhur fluksi i emigrantëve që kishte ndodhur në vitin 2015.
Mitsotakis shtoi se nëse është nevoja do ta zgjasin gjatësinë e murit, shkruan Reuters.