Franca iu jep shtetësinë 12 mijë punonjësve të vijës së parë për kontributin e tyre gjatë pandemisë

Evropë

Franca iu jep shtetësinë 12 mijë punonjësve të vijës së parë për kontributin e tyre gjatë pandemisë

Më: 14 shtator 2021 Në ora: 12:22
Foto ilustrim

Franca iu ka dhënë shtetësinë më shumë se 12 mijë punonjësve të vijës së parë, puna e të cilëve i kishte vënë ata në rrezik gjatë pandemisë së coronavirusit nën një skemë speciale të shpejtë.

“Punonjësit e vijës së parë iu përgjigjën thirrjes së kombit, kështu që është e drejtë që vendi të bëjë një hap drejt tyre”, tha ministrja e shtetësisë, Marlene Schiappa. “Vendi eci përpara falë tyre”.

“Unë mirëpres bashkatdhetarët tanë të rinj në kombësinë franceze dhe i falënderoj ata në emër të republikës. Vendi gjithashtu i falënderon ata”, ka shtuar ajo.

Në shtator të vitit 2020, ministria e brendshme ftoi ata që kishin “kontribuar në mënyrë aktive” në luftimin e krizës shëndetësore ndaj COVID-19 të aplikonin në kuadër të kësaj skeme.

Të enjten, Schiappa potencoi se 16,381 kishin aplikuar dhe 12,012 aplikime ishin miratuar. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat