Burri i akuzuar për vrasjen e një biznesmeni që merrej me produktet e mishit – u arrestua së fundmi pasi u arratis nga burgu, thanë hetuesit të martën; ai dyshohet se mbyti atë me një hark në saunën e tij.
Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, biznesmeni Vladimir Marugov ishte i njohur si “mbreti i sallamit” në Rusi, për karrierën e tij në industrinë e prodhimit të mishit dhe për pronësinë e disa prej fabrikave më të mëdha të përpunimit të mishit në vend. Policia e gjeti atë të vdekur nëntorin e kaluar, në saunën e pronës së tij jashtë Moskës; harku nuk është gjetur.
Personi që akuzohet për vrasjen e tij, Alexander Mavridi, i cili arratis nga një qendër paraburgimi në rajonin e Moskës muajin e kaluar, u arrestua në kryeqytet të martën pasi u zbulua nga kamerat e vëzhgimit të qytetit për identifikimin e fytyrës.
Komiteti Hetues i Rusisë, i cili heton krimet e mëdha, tha se e mori në pyetje Mavridin për arrestimin e tij dhe e akuzoi atë për arratisje nga paraburgimi.
Katër të burgosur të tjerë ishin arratisur përpos Mavridit, të gjithë ata që atëherë janë dorëzuar në polici ose janë kapur.