Në 24 orët e fundit në Greqi janë regjistruar 2,322 të raste pozitive me koronavirus dhe 42 humbje jete.
Autoritetet e shëndetit në vend bënë të ditur se prej raste të konfirmuara në 24 orët e fundit, 11 persona janë konfirmuar në testet e bëra në hyrje të vendit.
Me të infektuarit e ditës së sotme, numri i përgjithshëm i rasteve pozitive shkon në 625,083 (ndryshim ditor + 0.4%), nga të cilët 51.0% janë burra.
Kurse, sa i takon rasteve të konfirmuara në shtatë ditët e fundit, 139 kanë qenë persona që kanë udhëtuar jashtë, kurse 2,775 të tjerë janë raste kontakti. Nga ana tjetër, numri total i rasteve fatale në vend ka shkuar në 14,354. Prej tyre, 95.4% kishin sëmundje shoqëruese dhe/ose ishin mbi 70 vjeç.