Dy persona kanë mbetur të vdekur pasi një burrë qëlloi me hark mbi kalimtarët në Holandë.
Pamjet tronditëse që tregojnë një burrë lakuriq teksa qëllon me një hark nga ballkoni i tij në qytetin Almelo këtë të premte janë duke qarkulluar në rrjetet sociale.
Në video dëgjohen dhe të shtëna të armëve nga policia e cila u përpoq të neutralizojë burrin që sulmoi kalimtarët.
Policia vendase tha se dy persona mbetën të vdekur dhe një i tretë u plagos, ndërsa autori i ngjarjes u arrestua.
Ndërkohë, policia shtoi se sulmi nuk është cilësuar si terrorist.
Video of man who shot two people dead with his crossbow in #Almelo #Netherlands this morning. Two people, including the suspect, are injured. pic.twitter.com/nZ2hfgOkzf
— Heuvelrug Intelligence (@HillridgeOSINT) September 17, 2021